Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja e lë të hapur mundësinë e largimit të Messit

Paris Saint-Germaini ka lënë të hapur mundësinë e largimit të yllit argjentinas, Lionel Messi në vitin 2023.

Është presidenti i PSG-së, Nasser al-Khelaifi, që ka thënë se për Messin do të diskutohet vitin e ardhshëm, kur edhe i skadon kontrata.

“Asnjë vendim nuk ka për kontratën e Messit dhe nuk do të ketë deri në vitin e ardhshëm. Klubi dhe lojtari do të bëjnë atë që është e drejtë dhe në interesin më të mirë të të dyja palëve. Ne të gjithë jemi shumë të lumtur tani, gjë që është fantastike”, ka thënë presidenti i PSG-së.

Messi, 35-vjeçar, iu bashkua PSG-së si lojtar i lirë në vitin 2021 nga Barcelona. Ai në Ligue 1 ka shënuar shtatë gola dhe ka kontribuar me dhjetë asistime në 13 paraqitje.