Një marrëveshje që Lionel Messi të kthehet në Barcelonë këtë verë është afër, sipas raportimeve të publikuara nga “Daily Mirror”.
Messi nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën me gjigantin francez, Paris Saint-Germain. Kthimi në Barcelonë i fituesit të Kupës së Botës me Argjentinën në Katar ka qenë temë diskutimi në muajt e fundit.
Por, Messi ende nuk është deklaruar për të ardhmen e tij. Interesim për Messin kanë shprehur edhe disa klube nga Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sulmuesi 35-vjeçar me klubin nga Parisi ka kontratë deri në verën e këtij viti.
Te Parisi u transferua pikërisht nga Barcelona në vitin 2021. Messi ka shënuar 21 gola me fanellën e PSG-së.