Kompania që ka në pronë Manchester Cityn, “City Group”, po synon që ta blejë klubin e Serie B të Italisë, Palermo, për 13 milionë euro, plus bonuse të tjera.
Një gjë e tillë mund të ndodhë shumë shpejt për shkak se pronarët e “City Group” po mendojnë për stafin e ri të skuadrës, me synimin për ta ngjitur Palermon në elitën e futbollit italian sërish.
“Sky Sport Italia” ka raportuar të enjten se ka pasur një takim mes kryetarit aktual, Dario Mirri, dhe drejtuesve të Cityt.
Ndërkohë gazeta italiane “Gazzetta dello Sport” ka shkruar se Mirri mund t’i mbajë 20% të aksioneve.
Palermo bankrotoi në vitin 2019, por është këndellur, ani pse u desh të niste nga Serie D.