Presidenti i Palermos, Dario Mirri, aktualisht është në Londër për ta negociuar shitjen e klubit te investitorët britanik.
“Bisedimet janë duke shkuar mirë dhe jemi në fazën vendimtare”, ka thënë Mirri.
Palermo është klub me traditë në Serie A, por tani luan në Serie C të Italisë pas bankrotimit të klubit në vitin 2019.
“Ata janë njerëz që dëshirojnë të investojnë në klub, e që do të jetë në duar të njerëzve serioz me kapacitete të mëdha financiare. Nuk është vetëm një person, por më shumë njerëz të cilët dëshirojnë të bëjnë gjëra të mira në Palermo. Jemi në bisedime, jemi në fazën vendimtare dhe kam besim. Në veçanti më kanë pyetur për ata që kanë aksione më të vogla. Ata dëshirojnë që ta kenë dikë që e njeh Palermon”, ka thënë Mirri për gazetën italiane “La Repubblica”.