Lidhur me incidentin në ndeshjen me Trepçën dhe vendimet e komesarit të garave për atë incident, të martën mbrëma me komunikatë ka dalë edhe klubi i basketbollit Prizreni-16.
Pas ndeshjes në Mitrovicë, ishte sulmuar fizikisht lojtari i Prizrenit, Ivan Koleviq. Bordi i Prizrenit ka mbajtur mbledhje dhe ka lëshuar komunikatë, ku thuhet se janë të indinjuar me vendimet e komesarit të garave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Prizrenit, në vendime kishte lëshime të shumta. Prizrenasit kanë numëruar disa lëshime në vendim, ndërsa kanë paralajmëruar se rastin do ta dërgojnë në FIBA.
“Juristët e klubit tonë janë duke e përpiluar raportin dhe me atë do të njoftojmë të gjitha organet e FIBA-s për rastin dhe vendimin e shkallës së parë që është bërë nga Komesari i garave. Dhe të konfirmohet se ndeshja është e kryer vetëm atëherë kur protokolli i ndeshjes nënshkruhet, 20 minuta pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarëve”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Prizrenit.