Kampionia në fuqi e Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina, po synon që edicionin e ardhshëm të jetë pjesë e Ligës së Adriatikut apo ABA League, e cila tash e sa vjet dominohet dhe ndikohet nga skuadrat serbe.
Sigal Prishtina nëpërmjet një njoftimi të mërkurën ka bërë të ditur se ka dërguar kërkesën zyrtare për pranim në këtë ligë. Përderisa ka konfirmuar këtë, ka njoftuar edhe tërheqjen nga Liga Ballkanike, ku u paraqit për katër edicione, dy prej të cilave i fitoi, shkruan sot Koha Ditore.
ABA League përbëhet prej ekipeve të ish-Jugosllavisë: Serbisë, Kroacisë, Sllovenisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Maqedonisë. Më herët në këtë ligë ishin ftuar për ndonjë sezon edhe skuadra nga Çekia, Izraeli, Hungaria e Bullgaria.
Është ligë private e themeluar në vitin 2001, kurse prej vitit 2011 njihet si ABA League dhe fituesi i saj ka një vend të siguruar në Euroleague - garën më të madhe të klubeve në Evropë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Sigal Prishtina edhe zyrtarisht kërkon që nga sezoni i ardhshëm të bëhet pjesë e Ligës së Adriatikut
-
Liga e Adriatikut zgjerohet në Rumani e Austri, Kosova nuk është temë
-
Dubai zyrtarizohet në Ligën e Adriatikut në basketboll
-
Liga e Adriatikut shtrihet në Dubai, jo edhe në Kosovë
-
Prishtina kthehet në Balkan Ligë