Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina prezanton Bahollin

Skuadra e Prishitinës ka bërë të ditur se ka transferuar mesfushorin ofensiv, Endrit Bahollin. Baholli 22-vjeçar është zyrtarizuar të enjten te Prishtina, ekip me të cilin ka firmosur kontratë trevjeçare.

Ai te Prishtina ka kaluar nga 2 Korriku që bën gara në Ligën e Parë të Kosovës.

“FC Prishtina ka kënaqësinë që ta njoftojë opinionin se ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me futbollistin e talentuar Endrit Baholli. 22-vjeçari vjen si lojtar me shumë potencial nga skuadra tjetër e kryeqytetit, 2 Korriku. Baholli luan si mesfushor ofanziv dhe gjatë gjithë karrierës së tij është aktivizuar për 2 Korrikun duke treguar potencial dhe formë të lartë dhe me ç ‘rast ka qenë pjesë edhe e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Ndërsa, Baholli ka thënë se është i nderuar që do ta bartë fanellën e Prishtinës.