Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina përforcon sulmin me Gurin

 Skuadra e Prishtinës e ka përforcuar fazën e sulmit me Sindrit Gurin. 

Qendërsulmuesi shkodran është zyrtarizuar të enjten në mbrëmje nga “bardhekaltrit”.

Guri kohën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Shqipëri te skuadra e Vllaznisë, Besës, Kastriotit, Korabit e Kukësit.

Karrierë ka bërë edhe në Belgjikë tek Oostende, Shkëndija e Tetovës, Istanbulspori i Turqisë, dhe së fundmi te Varese në Itali, në Serie D..

Në nëntë ndeshje të edicionit aktual me Varesen ka shënuar një gol në nëntë paraqitje.

30-vjeçari ka edhe dy paraqitje me Shqipërinë.

Artikuj të ngjashëm