Fitim Susuri është përforcimi më i ri i FC Prishtinës. Futbollisti nga Prizreni është prezantuar të enjten te skuadra e Prishtinës, ndonëse nuk janë bërë të ditura detajet e kontratës.
Ai së fundmi, për një periudhë të shkurtër ka qenë pjesë e Feronikelit ’74 kurse si lojtar është zhvilluar te Liria e Prizrenit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSezonin e shkuar, Susuri me fanellën e Lirisë ka treguar formë të mirë në Ligën e Parë të Kosovës, ku kishte shënuar 10 gola dhe kishte bërë po aq asistime.
23-vjeçari është shprehur i lumtur që do të jetë pjesë e Prishtinës, ekip me të cilin shpreson që do të ketë suksese në karrierë.