Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina fiton miqësoren ndaj Ramiz Sadikut

Skuadra e Prishtinës po i vazhdon përgatitjet për sezonin 2022/23 në Superligën e Kosovës nën drejtimin e trajnerit Ismet Munishi.

Prishtina të mërkurën ka triumfuar në ndeshjen kontrolluese përballë Ramiz Sadikut, ekip që bën gara në Ligën e Parë të Kosovës.

Në ndeshjen e luajtur në stadiumin e Ramiz Sadikut, Prishtina ka fituar me rezultatin 3:0. Endrit Krasniqi, Kreshnik Uka e Bujar Pllana, shënuan për Prishtinën, ka njoftuar klubi nëpërmjet një njoftimi në Facebook.

Kjo është miqësorja e tretë e Prishtinës në fazën përgatitore para nisjes së kampionatit. Më parë Prishtina e ka mundur ekipin nga Maqedonia e Veriut, Struga Trim&Lum (2:1) dhe ka barazuar 1:1 me Trepçën '89.