Prishtina e ka regjistruar fitoren e katërt radhazi në Superligën e Kosovës.
Prishtina të martën pasdite në stadiumin “Bajram Aliu” e mposhti Drenicën me rezultatin bindës 4:1. Ndeshja i takoi xhiros së pestë.
Kastriot Selmani e kaloi në epërsi Prishtinën në minutën e pestë.
Drenica i barazoi shifrat në minutën e 40-të me golin që e realizoi Shkëlzen Lushtaku.
Prishtina kaloi sërish në epërsi 2:1 në minutën e 51-të. Autor i golit ishte Diar Halili.
Edhe
Prishtina fiton ndeshjen ku u shënuan plot shtatë gola
Gjashtë minuta më pas, Assane Diatta, e realizoi golin e tretë nga penalltia.
Goli i fundit u shënua nga Ardian Hasani në minutën e 86-të.
Prishtina ka 12 pikë, por e ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Për Drenicën është disfata e dytë, krahas tri barazimeve. Numëron tri pikë.
Prishtina e shënon edhe golin e tretë
Prishtina e ka realizuar edhe golin e tretë ndaj Drenicës.
Assane Diatta realizoi për 3:1 në minutën e 57-të. Ai ishte i saktë nga pika e bardhë.
Tjetër gol në Skenderaj
Prishtina ka shënuar tjetër gol ndaj Drenicës.
Golin për epërsinë 2:1 e shënoi me kokë, Diar Halili.
Edhe
Fitorja e pestë radhazi për Prishtinën
Ai realizoi golin e epërsisë së dytë të Prishtinës në minutën e 50-të.
Baras pas pjesës së parë në “Bajram Aliu”
Ka përfunduar baras 1:1 pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Drenicës dhe Prishtinës.
Prishtina kaloi në epërsi në minutën e pestë me golin që e realizoi Kastriot Selmani.
Drenica i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 40-të. Autor i golit ishte Shkëlzen Lushtaku.
Ndeshja që po zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” i takon xhiros së pestë të Superligës së Kosovës.
Drenica barazon shifrat
Drenica i ka barazuar shifrat ndaj Prishtinës.
Kapiteni Shkëlzen Lushtaku realizoi për 1:1 në minutën e 40-të. Goli u pranua pas rishikimit të situatës në VAR.
Prishtina në epërsi ndaj Drenicës
Prishtina ka kaluar në epërsi ndaj Drenicës.
Fitorja e parë për Drenicën, humbja e gjashtë për Vushtrrinë
Kastriot Selmani realizoi për 1:0 në minutën e pestë. Ai u asistua nga Assane Diatta.
Është ndeshja e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës.