Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Prishtina s’lëshon pe, 6 ndeshje – 6 fitore

Prishtina

Prishtina ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës. 

Prishtina ka shënuar fitore edhe ndaj Gjilanit në udhëtim me rezultatin 2:1. 

Ndeshja i takoi xhiros së shtatë të elitës së futbollit kosovar. 

Për Prishtinën është fitorja e gjashtë, nga po aq ndeshje të luajtura. Është lidere me 18 pikë. E ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. 

Ndërkohë për Gjilanin është humbja e dytë, krahas tri fitoreve dhe dy barazimeve. Renditet në pozitën e katërt me 11 pikë.

Arjanit Fazlija e kaloi në epërsi Prishtinën në minutën e 29-të. 

Pesë minuta më pas, Gjilani i barazoi shifrat me golin që e realzoi Lorik Boshnjaku. 

Ndërsa golin e fitores 2:1 për klubin nga kryeqyteti e shënoi Anio Poçi në minutën e 66-të.

Prishtina nga minuta e 84-t luajti me një futbollist më pak në fushë. Djordje Saletic u përjashtua nga loja për shkak të ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë.

Lexo përditësimet tjera
Prishtina

Prishtina s’lëshon pe, 6 ndeshje – 6 fitore