Villarreali, në mënyrë thuajse të përkryer, e ka prezantuar Santi Cazorlan, duke përdorur një lloj magjie në një tub të xhamit të mbushur me avull.
Ish-mesfushori i Arsenalit u prezantua nga magjistari spanjoll Yunke, ku fillimisht ishte tubi i zbrazët në fushën e Villarrealit, e gradualisht ajo u mbush me avull para se Cazorla të dilte jashtë dhe të duartrokitej nga tifozët që ishin të pranishëm.
33-vjeçari nënshkroi kontratë njëvjeçare me Villarrealin, pasi u lëshua nga Arsenali këtë verë, pas gjashtë vjetësh karrierë me “Revolveristët”.
Cazorla ishte afër pensionimit nga futbolli pas gangrenës kontraktuese pas disa operacioneve në kyçin e këmbës për t’i riparuar lëndimet e vazhdueshme.
Ai e pranoi se vitin e kaluar për një moment e ka menduar se do të mund ta humbte këmbën për shkak të gangrenës.