Porto nuk ka lejuar befasi ndaj Antwerpit belg duke fituar 2:0 të martën mbrëma. Evanilson realizoi penallti në minutën e 32-të, ndërsa Pepe shënoi në minutën e 91-të për fitoren e radhës të skuadrës portugeze. Jurgen Ekkelenkamp i Antwerpit u përjashtua me të kuq në minutën e 52-të.
Arbnor Muja luajti prej minutës së 68-të për skuadrën belge. Porto është e dyta në Grupin H me nëntë pikë, sa i ka edhe Barcelona në vendin e parë. Shakhtari është i treti me gjashtë pikë, ndërsa Antwerpi mbetet pa pikë dhe pa gjasa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo