Arbnor Muja ka luajtur në tërë pjesën e dytë në fitoren 2:1 të Antwerpit me rikthim të rezultatit.
Antwerpi e mposhti Club Bruggen në shtëpi, në kuadër të xhiros së 24-t të elitës së futbollit belg. Në minutën e 54-t, Maxim De Cuyper, shënoi për epërsinë e mysafirëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, golat nga Kobe Corbanie në minutën e 86-të dhe Jacob Ondrejka në minutën e nëntë të kohës shtesë, i dhanë fitoren vendësve.
Muja u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 12-të të shtesës. Antwerpi ka 41 pikë pas 24 ndeshjeve, aq sa ka edhe Club Brugge.