Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pikë të rëndësishme për Antwerpin e Mujës

Antwerpi i Arbnor Mujës që po lufton për titull kampioni në Belgjikë, ka fituar pikë të rëndësishme të dielën. Antwerpi mposhti Club Bruggen me rezultatin 3:2, në grupin e skuadrave që po luftojnë për titull në elitën e futbollit belg.

Golin e fitores skuadra e Mujës e shënoi në minutën e shtatë të kohës shtesë. Futbollisti i Kosovës, Muja, luajti deri në minutën e 68-të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Antwerpi në pozitën e parë ka 45 pikë, kurse Club Brugge ka 30 pikë.