Shakhtar Donetsku ka shënuar fitore minimale, por tejet të rëndësishme. Të martën mbrëma, Shakhtari mposhti Antwerpin me rezultatin 1:0, në kuadër të Grupit H.
Mykola Matviienko e shënoi golin e fitores në minutën e 12-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArbnor Muja kompletoi ndeshjen tek ekipi belg, ndërsa në minutën e 94-t u ndëshkua me karton të verdhë.
Me këtë fitore, Shakhtari ka nëntë pikë nga pesë ndeshje, derisa Antwerpi mbetet pa pikë në vendin e fundit. Në të njëjtin grup, Barcelona e Porto kanë po nga nëntë pikë, por do të takohen sonte më vonë.