Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona vazhdon me fitore

Barcelona ka shënuar edhe fitoren në Grupin H të Ligës së Kampionëve. Pas fitoreve ndaj Antwerpit dhe Portos, Barcelona e ka mposhtur edhe skuadrën Ukrainase, Shakhtar Donetsk, me rezultatin 2:1.

Ferran Torres në minutën e 28-të dhe Fermin Lopez në minutën e 36-të, i shënuan golat e fitores për skuadrën “blaugrana”.

Që të dy asistuan për njëri-tjetrin. Ndërkohë, për ukrainasit golin e vetëm e shënoi Gergiy Sudakov, në minutën e 62-të.

Barcelona prinë në Grupin H me nëntë pikë, kurse Shakhtari mbetet me tri pikë.