Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Porto merr pikët ndaj Shakhtarit në Hamburg

Golat e hershëm kanë vendosur sfidën e Championsit mes Shakhtar Donetskut dhe Portos. Kampioni i Ukrainës, Shakhtari e priti në Hamburg të Gjermanisë skuadrën e madhe portugeze. Porto fitoi me rezultatin 3:1 për të bërë hap të rëndësishëm në Champions.

Galeno kaloi në epërsi Porton që në minutën e tetë. Kevin Kelsy i Shakhtarit barazoi rezultatin në minutën e 13-të, por menjëherë në minutën e 15-të Galeno shënoi golin e dytë. Për 3:1 në të mirë të Portos shënoi Mehdi Taremi në minutën e 29-të.

Më 4 tetor, Shakhtari luan në udhëtim ndaj Antwerpit, ndërsa Porto e pret Barcelonën. Këto ndeshje i takojnë grupit H.