Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Porto me fitore të thellë siguron fazën nokaut

Porto e Shakhtar Donetsku kanë luajtur ndeshje vendimtare për kualifikim në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve. Dhe skuadra portugeze ka fituar bindshëm, 5:3, për të mbetur në garën elitare.

Porto kualifikohet si e dyta në Grupin H. Ka 12 pikë. Ndërkohë Shakhtari përfundon i treti me nëntë pikë dhe vazhdon në Ligën e Konferencës.

Galeno shënoi dy gola për Porton, ndërsa nga një e realizuan Mehdi Taremi, Pepe dhe Francisco Conceicao.

Për skuadrën ukrainase realizuan Danylo Sikan e Eguinaldo. Stephen Eustaquio i Portos realizoi autogol.