Crystal Palace e ka eliminuar Shakhtar Donetskun pas fitores 2:1 dhe ka avancuar në finale të Ligës së Konferencës.
Rayo Vallecano po ashtu fitoi 1:0 ndaj Strasbourgut.
Dhe në finalen e 27 majit në “Red Bull Arena” në Leipzig, do të luajnë Crystal Palace dhe Rayo Vallecano.
Pedro Henrique shënoi autogol për epërsinë e Crystalit në minutën e 25-të, kurse Eguinaldo i barazoi shifrat në minutën e 34-t.
Ismaila Sarr ia siguroi fitoren skuadrës angleze, që e fitoi 3:1 edhe ndeshjen e parë në Krakoë të Polonisë.
Ndërkohë, Vallecano fitoi me gol të Alemaos në minutën e 42-të. Me të njëjtin rezultat, skuadra spanjolle e mposhti atë franceze, edhe në ndeshjen e parë.
Publikohen formacionet e ndeshjeve kthyese të gjysmëfinaleve në Ligën e Konferencës
Dy gjysmëfinale tjera do të luhen nga ora 21:00, në Ligën e Konferencës.
Crystal Palace e pret Shakhtar Donetskun, ndërsa Strasbourgu përballet me Rayo Vallecanon.
Crystal Palace e fitoi ndeshjen e parë 3:1, teksa Rayo Vallecano ka epërsi 1:0 nga ndeshja e parë.

