Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Antwerpi befason Barcelonën

Barcelona ka shënuar gol në minutat shtesë, por ka pranuar po ashtu. Dhe mbeti pa pikë në ndeshjen me Antwerpin.

Kampioni belg fitoi 3:2 para shikuesve të tij, të mërkurën në ndeshjen e fundit të fazës grupore të Championsit.

Marc Guiu shënoi për 2:2 në minutën e 91-të. Por George Ilenikhena shënoi menjëherë në minutën e 92-të për fitoren 3:2 të Antwerpit.

Arthur Vermeeren shënoi që në minutën e dytë për belgët. Ferran Torres barazoi në minutën e 35-të, kurse Vincent Janssen shënoi golin e dytë për Antwerpin në minutën e 56-të.

Arbnor Muja i mungoi skuadrës belge për shkak të kartonave.

Edhe Antwerpi i Mujës fiton me përmbysje të rezultatit Sport Antwerpi i Mujës fiton me përmbysje të rezultatit

Barcelona ka fituar grupin H me 12 pikë, sa i ka edhe Porto.

Antwerpi mori pikët e para. Ishte eliminuar më herët.