Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muja asiston, Antwerpi avancon tutje në Kupë

Arbnor Muja ka regjistruar një asistim në avancimin tutje të Antwerpit në Kupën e Belgjikës.

Antëerpi, që tani do të luajë në 1/8 e finales së Kupës, të mërkurën në mbrëmje fitoi me rezultatin e thellë 4:1, në udhëtim te skuadra e kategorisë së dytë të futbollit belg, Lierse.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Muja ishte asistues në golin e dytë të skuadrës, pas aksionit shumë mirë të ndërtuar.

Ai bëri veprim mashtrues fillimisht duke lënë topin për bashkëlojtarin e tij, dhe në situatën një kundër një me portierin kundërshtar, vendosi të pasojë për sulmuesin George Ilenikhena, në minutën e 36-të.

Kampioni dhe fituesi i Kupës, Antwerpi, do të ketë javë të vështirë para. Kundërshtarët e radhës janë Genku në ligë dhe Porto në Ligën e Kampionëve.