Sport

Muja shënon gol në barazimin e Antwerpit

Arbnor Muja është kthyer në përbërjen bazë të Antwerpit dhe ka realizuar gol. Por goli i tij nuk ishte i mjaftueshëm në fund.

Të shtunën mbrëma Antwerpi luajti 2:2 me Westerlon, në kuadër të xhiros së 19-të të kampionatit belg.

Muja në ndeshjen e kaluar nuk ishte aktivizuar fare, ndërsa nuk kishte startuar për Antwerpin që nga 28 nëntori. Gol nuk kishte shënuar që nga 11 nëntori.

Në ndeshjen e së shtunës shënoi gol me goditje të bukur në minutën e parë shtesë të pjesës së parë për 1:0. U zëvendësua në minutën e 63-të.

Westerlo më pas realizoi gola për 2:1, ndërsa Antwerpi, që ishte vendas, barazoi në 2:2 në minutën e 86-të.

Muja ka pesë gola e tri asistime në 18 paraqitje në kampionatin belg.

Antwerpi është i pesti me 32 pikë.