Ponte Prizreni ka njoftuar të hënën rikthyer basketbollistin amerikan Dee Franklin në radhët e veta. Në njoftimin e klubit, thuhet se Franklin do të jetë pjesë e ekipit për sezonin 2022/23 dhe do të debutojë në ndeshjen e xhiros së dytë kundër Pejës, që zhvillohet këtë vikend në Prizren.
Franklin ka qenë pjesë e Pontes para dy edicioneve, ndërsa së fundmi ka luajtur në Islandë, te skuadra Hamar.
30-vjeçari ishte njëri prej lojtarëve më të dalluar në ligën e Islandës, me një mesatare prej 26.3 pikëve dhe 7.7 kërcimeve për ndeshjes. Franklin (197 cm), këto ditë do t’i bashkohet ekipit prizrenas në stërvitje.