Ponte Prizreni ka angazhuar edhe një basketbollist amerikan.
Të enjten mbrëma klubi prizrenas ka njoftuar se ka firmosur me alo-qendrën Leon Gilmore III. Ai e zëvendëson Alan Wigginsin, që largohet nga Prizreni pa luajtur asnjë ndeshje për shkak të lëndimit.
Pos në SHBA, Gilmore ka luajtur edhe në Letoni e në Meksikë.
Ai pritet të debutoi të shtunën ndaj Golden Eagle Ylli.