Javën e shkuar u prezantua si përforcim i bujshëm te Ponte Prizreni, por amerikani Alan Wiggins do të largohet nga ekipi i Superligës së Kosovës pa e luajtur asnjë ndeshje.
Wiggins nuk mundet ta ndihmojë Ponte Prizrenin për pjesën e mbetur të sezonit, pasi është operuar pas disa ankesave shëndetësore me të zbarkuar në Kosovë.
“Operacioni ka kaluar me sukses dhe Alani po rikuperohet, por sipas gjitha gjasave ai nuk do mund të ndihmojë ekipin në pjesën e mbetur të kampionatit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ponte Prizrenit.