Sport

Pogba e Chiesa të gatshëm për Benficën

Paul Pogba dhe Federico Chiesa do të debutojnë këtë edicion me fanellën e Juventusit në fund të muajit të ardhshëm, ka njoftuar “Gazzetta dello Sport” të martën. Mësohet se dy futbollistët janë rikuperuar pothuajse plotësisht dhe së shpejti do t’i bashkohen pjesës tjetër të grupit në stërvitje.

Ata po punojnë individualisht, ndërsa pritet të jenë në përbërjen e Juventusit në ndeshjen kundër Benficas që zhvillohet në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Kjo ndeshje luhet më 25 tetor në Portugali dhe është e rëndësishme për Juventusin, ekip që këtë edicion nuk e ka asnjë pikë në Champions.

Pogba iu bashkua Juventusit këtë verë por shkaku i lëndimit dhe operimit të detyruar nuk e ka asnjë ndeshje zyrtare, ndërsa Chiesa u pat lënduar sezonin e shkuar.