Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pogba rikthehet në stërvitje

Paul Pogba

Mesfushori Paul Pogba, më në fund është kthyer në stërvitje te skuadra e Juventusit. Pogba prej të martës ka nisur stërvitjet me grupin dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Benficas që luhet javën e ardhshme në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Pogba iu bashkua Juventusit para fillimit të këtij edicioni, por ende nuk e ka regjistruar asnjë ndeshje zyrtare shkaku i lëndimit të gjurit dhe operimit të detyrueshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Francezi tashmë është rikuperuar plotësisht dhe pritet të jetë një lojtar i rëndësishëm për Juventusi, që këtë edicion nuk ka pasur rezultate të mira. Pogba në fund të sezonit të shkuar vendosi të largohet nga Manchester Unitedi si lojtar i lirë për t’u kthyer te Juventusi, ekip me të cilin ka fituar katër tituj kampioni.