Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nuk dihet ende për rikthimin e Pogbas

Paul Pogba

Paul Pogba nuk ka zhvilluar asnjë minutë për Juventusin në përgatitjet parasezonale dhe po flitet për një transferim tek Al-Ahli në Arabinë Saudite.

Mesfushori 30-vjeçar iu bashkua “zonjës së vjetër” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përgatitje, por nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje për shkak të formës së dobët fizike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pogba nuk pritet të jetë i gatshëm as për ndeshjen hapëse në Serie A kundër Udineses më 20 gusht.

Ai vuan nga një lëndim në gju.

Pogba përfiton tetë milionë euro, plus dy të tjera bonuse te Juventusi.