Skuadra e Juventusit ka marrë vendim për mesfushorin Paul Pogba. “Gazzetta dello Sport” ka shkruar të premten se Juventusi do t’ia shkëpusë kontratën Pogbas në momentin që ai do të suspendohet edhe zyrtarisht për shkak të dopingut.
Pogba, aktualisht është i suspenduar nga komisioni i anti-dopingut dhe po e pret vendimin final, i cili pritet të merret deri në fund të këtij muaji.
Bazuar në provat e komisionit, Pogba pritet të suspendohet të paktën për katër vjet dhe për këtë arsye te Juventusi do t’ia shkëpusin kontratën.
30-vjeçari nuk ka stërvitur me Juventusin që nga shtatori për shkak të suspendimit dhe që nga ajo kohë, Pogba merr pagë mujore në vlerë prej dy mijë eurosh.
Ai verën e shkuar iu bashkua Juventusit si lojtar i lirë dhe firmosi kontratë deri në vitin 2026 me pagë vjetore prej 8 milionë eurosh. Këtë edicion, Pogba ka vetëm dy paraqitje në Serie A.