Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusit i humb durimi me Pogban

E ardhmja e mesfushorit Paul Pogba te Juventusi është në dyshim, pasi ekipi italian po mendon për shitjen e francezit në verë, ka njoftuar “Tuttosport” të premten.

Mësohet se Juventusit i ka humbur durimi me Pogban, i cili për shkak të lëndimeve ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare këtë sezon.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pogba u dëmtua në fazën përgatitore, ndërsa nuk pritet të jetë i gatshëm për lojë as këtë muaj, përkundër tentimeve për t’u rikthyer në fushë.

E gjithë kjo situatë, ka bërë që Juventusi të kërkojë blerës për francezin në verë.

Në rast se nuk ka ndonjë klub të interesuar, atëherë Pogbas edhe mund t’i shkëputet kontrata me Juventusin. 29-vjeçari ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2026 dhe një pagë vjetore prej 10 milionë eurosh me bonuse.