Skuadra e Juventusit është e vendosur për ta transferuar mesfushorin Paul Pogba në verë. Mediumet britanike kanë raportuar të mërkurën se ekipi italian tashmë i ka bërë ofertë zyrtare francezin, i cili në fund të këtij edicioni do të jetë lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me Manchester Unitedin.
Juventusi i ka propozuar Pogbas kontratë katërvjeçare me pagë vjetore prej 12 milionë eurosh për ta bindur që të kthehet në Torino.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo28-vjeçari ka refuzuar disa herë ofertën e Manchester Unitedit për rinovimin e kontratës, duke lënë të hapur mundësinë e largimit.
Te Juventusi po e shohin Pogban si përforcim të duhur për sezonin tjetër. Ai ka luajtur për Juventusin katër sezone (2012-2016) përpara se t’i bashkohej Unitedit.
Këtë edicion, Pogba ka realizuar një gol dhe ka bërë nëntë asistime në 21 paraqitje në të gjitha garat për ekipin anglez.