Mesfushori Paul Pogba do të jetë përforcimi i parë i Juventusit për sezonin e ri, ka raportuar “Gazzetta dello Sport”, të premten.
Marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe mesfushori do të prezantohet në Torino javën e ardhshme. Pogba te Juventusi do të transferohet si lojtar i lirë, pasi në fund të këtij muaji i skadon kontrata me Manchester Unitedin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi me Juventusin do të firmosë kontratë katërvjeçare me pagë vjetore prej dhjetë milionë eurosh, përfshirë edhe bonuset.
29-vjeçari po kthehet te Juventusi pas gjashtë sezoneve, pasi ishte pjesë e ekipit italian prej vitit 2012 e deri në vitin 2016, ku i fitoi katër tituj kampioni në Serie A.