Paul Pogba pritet të nënshkruajë për Juventusin sërish në javën tjetër, me marrëveshjen e vlefshme prej 8 milionë eurosh në sezon.
Pogba ishte pjesë e skuadrës së Manchester Unitedit, por u largua me të përfunduar edicioni 2021-22.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMesfushori francez, fitues i Kupës së Botës, aktualisht është futbollist i lirë.
Për herë të parë te Juventusi ishte transferuar në vitin 2012.
“Sky Sport Italia”, “Gazzetta dello Sport” dhe “Sportitalia” kanë shkruar të enjten se Pogba e ka zgjedhur Juventusin, skuadër e cila mposhti konkurrencën e Paris Saint-Germainit, Real Madridit dhe Manchester Cityt.
Juventusi e kishte shitur Pogban te Manchester Unitedi në vitin 2016, në atë kohë për shifrën rekorde prej 105 milionë eurosh.