Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pogba zbret në Torino të premten

Poul Pogba do të rikthehet te Juventusi dhe deri në fund të kësaj jave pritet edhe zyrtarizimi i tij.

Sipas Gianluca Di Marzios, mesfushori francez do të arrijë në Torino të premten.

Pogba do të kalojë te Juventusi si lojtar i lirë pasi në fund të muajit të kaluar i skadoi kontrata me Manchester Unitedin.

Kjo do të jetë hera e dytë që Juve e merr Pogban pa pasur nevojë që të paguajë dëmshpërblim.

Në vitin 2012, Juve e kishte marr Pogban si lojtarë të lirë nga Manchester Unitedi dhe pas katër vjetësh e shiti pikërisht tek Unitedi për 105 milionë euro.

Po ashtu, edhe Angel Di Maria do të kalojë te “Zonja e Vjetër” si lojtar i lirë.

Artikuj të ngjashëm