Paul Pogba nuk do të largohet nga skuadra e Juventusit në këtë afat kalimtar, ka njoftuar “Tuttosport”, të premten.
Bëhet e ditur se francezi tashmë ka refuzuar disa oferta dhe u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se dëshiron të mbetet në Torino.
Ai është i vendosur për ta dëshmuar veten në edicionin e ri pas problemeve që i pati më lëndimet edicionin e shkuar, duke u limituar në vetëm 10 paraqitje në të gjitha garat.
Pogba është njëri prej lojtarëve më të paguar te Juventusi, ndërsa synimi i tij është ta ndihmojë ekipin të fitojë trofe në edicionin e ardhshëm.
Ai tashmë është rikuperuar nga lëndimi dhe po pret fazën përgatitore që të jetë i gatshëm plotësisht për fillimin e garave.
29-vjeçari u rikthye te Juventusi verën e shkuar, ndërsa me ekipin italian ka kontratë deri në vitin 2026.