Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi ia shkëput kontratën Pogbas

Paul Pogba

Mesfushori Paul Pogba me shumë gjasë do të mbetet lojtar i lirë këtë verë. Mediumet italiane kanë raportuar të hënën se te Juventusi po mendojnë t’ia shkëpusin kontratën francezit. Këtë vendim klubi italian e ka marrë për shkak të situatës së Pogbas me lëndimin dhe për faktin se nuk dihet se kur francezi do të jetë i gatshëm për lojë.

Pogba u rikthye te Juventusi verën e shkuar me bujë të madhe, por shkaku i lëndimeve u limitua në vetëm 10 paraqitje në të gjitha garat edicionin e fundit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Paga vjetore prej 8 milionë eurosh po e ngarkon shumë Juventusin dhe drejtuesit e klubit gjatë kësaj jave do të mbajnë një takim me Pogban për të arritur marrëveshjen rreth shkëputjes së kontratës. 30-vjeçari ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2026 dhe është njëri prej lojtarëve më të paguar në ekip.