Paul Pogba mund të ketë ende të ardhme te Juventusi, pavarësisht se pati një edicion të vështirë. Mesfushori francez është ende në planet e Juventusit. Me skuadrën italiane 30-vjeçar u paraqit në dhjetë ndeshje edicionin e kaluar. Juventusi ka refuzuar disa oferta nga Arabia Saudite meqë e vlerëson Pogban si lojtar të rëndësishëm për të ardhmen. Ai me Juven ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.
“Situata e tij është e qartë, djali po kthehet nga një sezon i vështirë dhe ne po e presim. Ai është i rëndësishëm për ne. Ka përvojë dhe cilësi dhe ne mbështetemi tek ai për të udhëhequr djemtë e shumtë që kemi”, ka thënë drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPogba më herët ka luajtur gjatë edhe për Manchester Unitedin. Me Francën fitoi Kupën e Botës në vitin 2018.