Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pogba rikthehet ndaj Sportingut

Juventusi ka marrë një lajm të mirë pak para ndeshjes së parë çerekfinale ndaj Sportingut në kuadër të Ligës së Evropës.

“Tuttosport” ka njoftuar të hënën se mesfushori Paul Pogba është rikuperuar plotësisht dhe pritet të jetë titullar në këtë përballje. Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave luhet të enjten në Torino prej orës 21:00.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pogba këtë sezon ka pasur telashe me lëndimet duke regjistruar vetëm dy paraqitje zyrtare për Juventusin në të gjitha garat. 30-vjeçari iu bashkua Juventusit para fillimit të këtij edicioni si lojtar i lirë.