Telashet po vazhdojnë për mesfushorin e Juventusit, Paul Pogba. Francezi është lënduar sërish dhe pritet të mungojë për disa javë, ka raportuar të hënën e përditshmja italiane “Tuttosport”.
Pogba i mungoi Juventusit në fitoren e fundit ndaj Sampdorias 4:2 për shkak të një shqetësimi në muskulin e këmbës, lëndim që po duket se do ta mbajë jashtë fushe për të paktën katër javë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fund të muajit të shkuar, Pogba u rikthye në fushë pas një pauze prej gati një viti dhe regjistroi vetëm dy paraqitje për Juventusin përpara se të lëndohet sërish. Te Juventusi janë të shqetësuar me gjendjen e 29-vjeçarit, i cili po ka vazhdimisht probleme me lëndimet dhe nuk po arrin të rikuperohet plotësisht. Ai iu bashkua Juventusit verën e shkuar si lojtar i lirë dhe me ekipin italian ka kontratë deri në vitin 2026.