Ylli i Juventusit, Paul Pobga, sipas të gjitha gjasave, do të mungojë në Botërorin “Katari 2022”. Francezi, i cili është rikuperuar nga operimi i gjurit, ka pësuar një lëndim të muskulit të këmbës dhe do të mungojë të paktën edhe për dy javë, ka njoftuar “Gazzetta dello Sport” të hënën.
Bëhet e ditur se Pogba është lënduar në stërvitje dhe për këtë arsye është i detyruar të pauzojë edhe për një periudhë. Shkaku i këtij lëndimi, Pogba nuk pritet të ftohet nga selektori i Francës, Didier Deschamps, për Botërorin që nis më 20 nëntor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeschamps listën e futbollistëve do ta bëjë publike më 9 nëntor. Po ashtu, Pogba nuk do ta luajë asnjë ndeshje zyrtare për Juventusin këtë vit shkaku i lëndimit të fundit.