Paul Pogba mund ta humbasë Kampionatin Botëror që do të mbahet në nëntor të këtij viti në Katar.
Mesfushori francez lëndoi meniskun e gjurit të tij të djathtë dhe rrezikon të mungojë së paku deri në fund të këtij viti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gazzetta dello Sport” ka bërë të ditur se Pogba tashmë është njoftuar se pritet të mungojë dy muaj, por nuk përjashtohet mundësia që francezi të mbetet jashtë fushës edhe për një periudhë më të gjatë.
Juventusi dëshiron që lojtari t’i nënshtrohet një operacioni dhe në rast se do të bëhet, atëherë Pogba do të mungojë së paku katër muaj.