Juventusi dhe Paul Pogba nuk kanë vendosur ende se a do t’i nënshtrohet operimit mesfushori francez.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, Pogba nuk e di ende nëse do të operohet, pasi frika e tij më e madhe është humbja e Kampionatit Botëror, që mbahet këtë vit në Katar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMesfushori i Juventusit u lëndua javën e kaluar në stërvitje me një dëmtim anësor të meniskut në gju.
Pogba do të bëjë sërish disa ekzaminime mjekësore për të kuptuar nëse do të arrijë të rikthehet në fushë para fillimit të Kupës së Botës.
29-vjeçari ka bërë të ditur se nuk dëshiron ta humbë mundësinë që të paraqitet me Francën në Kupën e Botës.