Paul Pogba është lënduar në gju. Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi italian të hënën.
Ish-lojtari i Manchester Unitedit gjatë një seance stërvitore në Los Angeles ku edhe po përgatitet Juventusi, është ankuar për probleme me gjurin e djathtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTe Juventusi nuk kanë bërë të ditur nëse Pogba do t’i nënshtrohet ndonjë operimi.
“Pas ankesave për dhimbje të gjurit të tij të djathtë, Paul Pogba i është nënshtruar ekzaminimeve radiologjike që zbuluan një lëndim të meniskut anësor”, thuhet në deklaratën e klubit.
Pogba javë më parë u kthye te Juventusi, klub me të cilin ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2026.