Mesfushori Paul Pogba duhet të presë ende për debutimin e tij zyrtar këtë edicion me fanellën e Juventusit.
Edhe pse vikendin e shkuar ishte përfshirë në ekip dhe pritej që të debutonte të enjten mbrëma në Kupën e Italisë ndaj Lazios, Pogba ka pësuar një lëndim të lehtë në stërvitje. Këtë e ka konfirmuar trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri të mërkurën.
Ai ka thënë se shkaku i lëndimit, Pogba nuk do të jetë në gjendje të debutojë ende me Juventusin, por nuk ka dhënë një datë se kur do të kthehet francezi.
Pogba iu bashkua Juventusit para fillimit të këtij sezoni, por u lëndua gjatë fazës përgatitore dhe ende nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare.