Mesfushori Paul Pogba është stërvitur të premten me pjesën tjetër të ekipit të Juventusit dhe do të jetë plotësisht i gatshëm për të luajtur kundër Lazios, ka njoftuar “Calciomercato”.
Dueli mes Lazios dhe Juventusit zhvillohet të shtunën mbrëma, ndërsa Pogba këtë sezon ka pasur telashe të mëdha me lëndimet, duke regjistruar vetëm dy ndeshje deri më tani.
Megjithatë, mësohet se francezi po ndihet mirë dhe nuk ka telashe me gjurin, duke e bindur trajnerin Massimiliano Allegri ta përfshijë në ekip për përballjen me Lazion.
Kjo ndeshje zhvillohet në Romë prej orës 20:45 dhe i takon xhiros së 29-të në Serie A.