Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dybala, i gatshëm ndaj Juventusit

Paulo Dybala

Skuadra e Juventusit ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes derbi me Juventusin që e luan këtë vikend. “Calciomercato” ka shkruar të martën se në dispozicion të trajnerit Jose Mourinho për ndeshjen që do të luhet të Torino, pritet të jetë sulmuesi Paulo Dybala.

Dybala është rikuperuar nga lëndimi që e mbajti jashtë fushe në tri ndeshjet e fundit të Romës dhe kundër Juventusit pritet të inkuadrohet nga banka e rezervistëve.

Dueli mes Juventusit dhe Romës zhvillohet të shtunën prej orës 20:45 dhe i takon xhiros së 18-të në Serie A. Juventusi është i dyti në tabelë me 40 pikë, 12 më shumë se Roma që renditet e gjashta. Dybala, këtë edicion ka 4 gola e 6 asistime në 11 ndeshje të luajtura në kampionatin italian.

Artikuj të ngjashëm