Trajneri i Romës, Jose Mourinho, pritet ta ketë në dispozicion sulmuesin Paulo Dybala për ndeshjen kundër Interit, ka njoftuar “Calciomercato” të martën.
Dybala është rikuperuar nga lëndimi dhe tashmë ka nisur stërvitjet pas dëmtimit të gjurit të majtë.
Argjentinasi i mungoi Romës në dy ndeshjet e fundit, por do të jetë gati për duelin ndaj Interit.
Përballja mes Interit dhe Romës luhet të dielën prej orës 18:00 dhe i takon xhiros së 10-të të kampionatit italian. Dybala është njëri prej lojtarëve kryesorë të Romës, ndërsa këtë edicion ka 2 gola e po aq asistime në 6 paraqitje në Serie A.