Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma pa Dybalan kundër Milanit

Paulo Dybala

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, do të ketë një mungesë të madhe për ndeshjen derbi ndaj Milanit në kuadër të Serie A të Italisë. Roma ka njoftuar të enjten se sulmuesi Paulo Dybala do të mungojë në këtë përballje për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen e fundit.

Dybala dëmtoi muskulin e këmbës në humbjen e Romës në çerekfinale të Kupës së Italisë nga Lazio me rezultatin 1:0. Dybala luajti vetëm në pjesën e parë në këtë ndeshje dhe do të mungojë të paktën në vikend ndaj Milanit.

Dueli mes Milanit dhe Romës luhet në stadiumin “San Siro” të dielën mbrëma dhe i takon xhiros së 20-t të kampionatit italian. Dybala këtë edicion ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë po aq asistime në të gjitha garat për Romën.

Artikuj të ngjashëm